Mançevski: Do të digjitalizojmë shërbimet publike

Mançevski: Do të digjitalizojmë shërbimet publike

Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevsk në emisioni “Rruga Drejt” tha se shërbimet e administratës do të vazhdojnë procesin e digjitalizimit për të dhënë një shërbim më të mirë dhe për të shmangur radhët e stërzgjatura nëpër zyra.

“Digjitalizimi i dhënies së shërbimeve dhe komunikimit mes institucioneve mes tyre, krijon mungesë të kuadrit të caktuar dhe këtë duhet ta adresojmë, por digjitalizimi është çelësi i cilësdo reformë e cilësdo administratë në sektorin publik në shekullin 21. Ne më lehtë shërbimet mund t’i sjellim deri tek qytetarët përmes telefonave dhe pajisjeve sesa qytetarët fizikisht t’i dërgojmë deri tek shërbimet e institucioneve. Kështu që, sërish duhet të ketë rend në këtë kaos, patjetër ta ulim numrin e institucioneve që ato të jenë efikase dhe shërbimet për qytetarët të jenë më lehtë të kapshme dhe më të lira”, tha Mançevski. (Alsat-M)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2018 22:13

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE