Maqedoni, 22 raste të reja të të sëmurëve me HIV, të gjithë janë të gjinisë mashkullore

Maqedoni, 22 raste të reja të të sëmurëve me HIV, të gjithë janë të gjinisë mashkullore

22 të infektuar me HIV në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Maqedoni. Të gjitha janë të gjinisë mashkullore të moshave nga 20 deri 49 vjeç. Sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik, numri më i madh i të infektuarve janë nga Shkupi kurse të regjistruar ka edhe në Vallandovë, Prilep, Gostivar dhe Tetovë. Burrat të cilët kanë marrëdhënie seksuale me burra është grupi më i prekur nga të infektuart e rinjë, kurse ky trend është i pranishëm në vend viteve të fundit. Organizatata joqeveritare thonë se ka numër të madh të rasteve në vitin 2017-të që vjenë edhe si rezultat i testimeve, transmeton FLAKA.

“Ne akoma jemi vend me nivel të ulët të HIV kurse më të prekura janë grupet e rrezikut personat të cilët injektojnë drogë, punonjëset seksuale dhe burrat të cilët kanë marrëdhënie seksuale me burra, por te ky grup stigamtizimi dinë të kthejë. Pra infektimi është koncentruar te këto grupe të rrezikut dhe është e nevojshme përkrahje për testim më të madh”, thotë Elizabeta Bozhinovska, koordinatore te “HERA”.

Nga OJQ-të apelojnë për testim sa më të madh. Thonë se hulumtimi i fundit për infektim i bërë para tre muajve tregon se të gjithë të infektuarit të cilët janë në terapi nuk mund ta transmetojnë virusin.

Sipas evidencës së ISHP, për 30 vite, gjegjësiht prej vitit 1987 e deri më tani ka 338 raste të regjistruara me HIV/AIDS në Maqedoni. Nga ato 83 kanë vdekur kurse 255 persona janë të gjallë dhe jetojnë me HIV. FLAKA

 

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Korrik 14, 2017 22:00

REKLAMA

REKLAMA