Maqedoni, 46 vjeçarit i vendoset zemër artificiale

Maqedoni, 46 vjeçarit i vendoset zemër artificiale

Një burri 46 vjeçar nga Shtipi me dobësi të jashtëzakonshme në zemër sot i është transplatuar zemër tërësisht artificiale në Spitalin klinik “Axhibadem Sistina” në Shkup. Pacienti në gjendje stabile shëndetësore ndihet mirë, informojnë nga Klinika. Bëhet fjalë për një ndërhyrje të parë të tillë kirurgjike në Maqedoni. Operacioni ka zgjatur më shumë se pesë orë e gjysmë, ndërsa e ka kryer ekipi i Klinikës, i kryesuar nga shefi i Sektorit për kardiokirurgji, prof.dr. Aleksandar Nikoliq.

Ndërsa zemra mekanike është me madhësi të njëjtë si ajo paraprake. Mbushet me bateri, të cilën pas daljes nga spitali, pacienti do ta mbajë në një çantë speciale në shpinë, me peshë prej gjashtë kilogramëve. Vendosja e zemrës mekanike është një trend në kardiokirurgjinë botërore, duke e pasur parasysh faktin që gjithnjë e më vështirë arrihet deri tek zemra që dhurohet, theksojnë nga Klinika.

Në korniza botërore janë kryer 1.800 operacione të tilla, ndërsa Maqedonia ka hyrë në listën e 25 vendeve në botë ku kryhet ky intervenim i vështirë dhe më i ndërlikuar në kardiokirurgji, përveç shteteve siç janë SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Turqia, Britania e Madhe, Italia. /tv21/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 19:26
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
12°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...