Maqedoni, arrestohet një person i cili po transportonte 11 emigrantë

Maqedoni, arrestohet një person i cili po transportonte 11 emigrantë

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar nga fshati Petralica i cili po transportonte 11 emigrantë, gjashtë nga Afganistani, tre nga Siria dhe nga një nga Iraku dhe Pakistani, deklarojnë nga MPB.

“Rreth orës 22:00 në rrugën A1 Negotin-Gradcko, tek lokaliteti arkeologjike Stobi, policia nga stacioni policor për kontroll kufitar “Mihajlovo” ka ndaluar një automjet “Volvo” me targa të Shkupit. Pas kësaj shoferi S.A. (22) është përpjekë që të ikë mirëpo është arrestuar.

Për kontrabandimin e emigrantëve është njoftuar edhe prokurori publik.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Prill 14, 2019 18:38
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.