Maqedoni, ja në cilin qytet ra më shumë shi

Maqedoni, ja në cilin qytet ra më shumë shi

Maksimalisht 49 litra në metër katror kanë reshur në 24 orët e fundit në Gjevgjeli, ndërsa më pak pesë litra, në Vinicë kumtoi DPHM.

Deri në orën 8:30 të mëngjesit më ftohtë është në Mavrovë, Krushevë dhe Topollçanë tetë gradë, ndërsa temperatura më e lartë prej 15 gradëve është matur në Shkup – Zajçev Rid, Dojran, Strumicë, Gjevgjeli dhe Demir Kapi. Në Mavrovë, Krushevë dhe Topollçanë është tetë gradë, 9 në Lazaropole, 10 në Gjurishtë dhe Pretori, 11 në Berovë dhe Pozharanë, 12 në Manastir, Ohër, Prilep, Kriva Pallankë, 13 në Tetovë, 14 në Shtip, Dibër, Kumanovë, Vinicë dhe Shkup Petrovec.

Në 24 orët e fundit kanë reshur edhe 31 litra në metër katror në  Dojran, 26 në Krushevë, 24, në Berovë, 23 në Strumicë, 22 në Demir Kapi, 19 në Topollçanë, 18 në Manastir, 17 në Prilep, 15 në Pretori, 11 në Shtip, tetë në Kriva Pallankë, Kumanovë dhe Gjurishtë, nëntë në Ohër nëntë dhe pesë litra në Vinicë, gjashtë në Tetovë, Pozharanë, Shkup dhe Mavrovë.

Paradite në pjesët jugore ende do të ketë shi lokal. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen dhe reshjet do të ndërpriten. Temperatura minimale do të lëvizë prej 10 deri në 18 gradë ndërsa ajo maksimale prej 19 deri në 26 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm. Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shi të dobët. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar verior. Temperatura do të lëvizë prej 14 deri në 24 gradë celsius.

Nga nesër, siç paralajmëroi DPHM vijon mot stabil me rritje të temperaturave ditore, e cila ditëve të uikendit do të tejkalojë mbi 35 gradë, ndërsa UV indeksi sërish do të jetë shumë i lartë me vlerë 9.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 17, 2017 09:26

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°