Maqedoni, ka diskriminim ndaj fëmijëve romë | VIDEO

Maqedoni, ka diskriminim ndaj fëmijëve romë | VIDEO

Edhe pse kanë pasur të holla, megjithatë fëmijëve romë nuk u ishte lejuar hyrja dhe shitja e kuponave në një kënd lodrash në Qëndrën tregtare “City Mall”. Këtë e pohon aktivistja civile Mersiha Smailoviq, e cila thotë se ka reaguar ashpër ndaj kësaj situate.

“Kur erdha në arkë, pashë dy fëmijë që prisnin para meje. Mendova se do t’u shisnin kupona, por pashë se i punësuari refuzon t’u shesë, edhe pse fëmijët e lusnin dhe tregonin se kishin para. E pyeta pse e bën këtë dhe ai më tha se kjo ishte urdhër nga menaxheri”, tha Mersiha Smailoviq, aktiviste civile.

Pas reagimit të saj, i punësuari ka vendosur që fëmijëve t’u shesë kupona. Smailoviq thotë se ky është një nivel i lartë i diskriminimit, kurse njerëzit mund t’i drejtohen Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi.

“Qytetarët mund t’i drejtohen Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Të paraqesin ankesë me të dhënat konkrete dhe nga Komisionit do të marrin vetëm rekomandime, për t’i kërkuar edhe më tej të drejtat e tyre. Me atë ankesë, qytetarët do të mund të shkojnë para organeve gjyqësore për ta provuar atë akt diskriminimi”, shtoi Smailoviq.

Nga ana tjetër, nga “Siti Mol” nuk deshën të prononcohen para kamerës, por tërë situatën e shpjeguan përmes një bisede telefonike. Menaxheri Dejan Boshkovski, tha se pa marrë parasysh kombësinë, ata që e shkatërrojnë inventarin, nuk do të hyjnë brenda objektit.

“Konkretisht bëhet fjalë për 3-4 fëmijë të njohur nga të punësuarit. Ata ngjiten në motorët, kanë thyer doreza, disa herë kanë shfryrë topa për basketboll, kurse shpeshherë kanë zhdukur edhe paketa për hokej. Këta fëmijë disa herë janë parë me para, por të punësuarit u kanë sugjeruar që me ato të holla të blejnë diçka për të ngrënë ose për të pirë”, u shpreh Dejan Boshkovski, Menaxher i këndit të lojërave në “Siti Mol”.

Fotografia e shpërndarë në rrjetet sociale shkaktoi reagime të ndryshme në opinion, kurse disa prej tyre pohonin se kanë qenë dëshmitarë në raste të ngjashme të diskriminimit. Nga ana tjetër, disa njerëz i kanë kritikuar ashpër fëmijët që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Shkupit, të cilët siç thonë, paratë që i marrin nga njerëzit në vend që të blejnë ushqim, i shpenzojnë për cigare.

Përgatiti: Jordanço Cvetanoski

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 4, 2018 18:34
Loading...

Publicitet

Moti sot
6°
4°
Thu
3°
Fri
3°
Sat
-2°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE