Maqedoni – Prodhuesit e verës kërkojnë mbështetje për eksportin e suksesshëm

Maqedoni – Prodhuesit e verës kërkojnë mbështetje për eksportin e suksesshëm

Prodhuesit e verës së Maqedonisë përballen me konkurrencë të madhe në tregjet e huaja. Kërkojnë mbështetje nga shteti për plasmanin e suksesshëm, i cili, thonë, do t’u mundësojë me kohë t’i paguajnë vreshtarët.

Ata, sot, në takim pune në Gradsko me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, theksuan se problemi me blerjen e rrushit nuk është fare i thjeshtë.

“Që ta blejnë rrushin, prodhuesit e verës duhet ta eksportojnë verën me kohë sipas vlerës së shtuar. Vetëm kështu do të kenë mundësi t’i paguajnë vreshtarët me kohë dhe mjaftueshëm që ata të mbeten në industri, t’i mbulojnë shpenzimet e tyre dhe të fitojnë. Momentalisht përballemi me konkurrencë të madhe, sepse kjo nuk është degë e izoluar, por pjesë e tregut global, ndërsa të gjitha shtetet që kanë shprehur interes në korniza ndërkombëtare kanë arritur me ndihmën e shtetit”, deklaroi Nikolla Derabanov nga Bodrumi i verës “Stobil”, ku u mbajt takimi.

Sipas tij, në tregun e Maqedonisë ende dominon vera e paambalazhuar. Eksporti i verës në shishe, me vlerë të shtuar është shumë i vogël dhe këtu Qeveria duhet të intervenojë që industria të realizojë rritje më të madhe.

Ministri Nikollovski përmendi se takimi i sotëm që po ndodh minimum tre muaj para korrjes së rrushit, është pikërisht në këtë drejtim – të dëgjohen kërkesat, propozimet dhe sugjerimet e prodhuesve të verës, por, mbledhje të këtillë, paralajmëroi, do të ketë edhe me vreshtarët. Qëllimi është që ky vit të jetë i suksesshëm, të ketë blerje dhe çmime në interes për dy palët.

Nikollovski e theksoi edhe nevojën për ndryshime në rregullativë dhe miratim të ligjit për verë me qëllim të plasmanit më të sigurt, çmimeve stabile dhe prodhimtarisë cilësore.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 16, 2018 21:54
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...