Maqedoni, vazhdon debati për Ligjin e mediave

Deputetët e OBRM-PDUKM-së vazhdojnë ta bllokojnë propozim-ligjin për media në lexim të dytë. Në katër seanca të Komisionit për Transport dhe Lidhje, janë shqyrtuar vetëm 4 nga gjithsej 76 amendamentet, për shkak të replikave dhe fjalimeve të deputetëve të OBRM-PDUKM-së opozitare.

Debati i fundit u zhvillua për kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të Agjencisë së Mediave dhe Këshillit të RTVM-së. Bllagoja Despotoski nga radhët e OBRM-PDUKM-së madje akuzoi ministrin e Administratës, Damjan Mançevski se me anë të këtij ligji tenton që të kontrollojë mediat, duke mos hezituar ta pranojë se kështu kishte bërë edhe OBRM-PDUKM-ja gjatë qeverisjes.

Ai kërkon që Ligji për mediat të përpilohet nga fillimi, edhe atë nga Radiodifuzerët, nga shoqatat e Gazetarëve dhe aktorë të tjerë.

Propozuesi i Ligjit, Ministri i Shoqërisë Informatike Damian Mançevski përsëriti se qëllimi i vetëm i OBRM-PDUKM-së është që të vazhdohet mandati i anëtarëve të Agjencisë së Mediave dhe Këshillit të RTVM-së. Mançevski nuk e përjashtoi mundësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët me opozitën, edhe përkundër obstruksioneve të deritanishme të opozitës.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 17, 2018 18:39

Publicitet


Moti sot
26°
25°
Sun
24°
Mon
24°
Tue
23°
Wed