Maqedonia 30 vjet larg standardit evropian të jetesës

Maqedonia 30 vjet larg standardit evropian të jetesës

Qytetarët e Maqedonisë do të kenë nevojë 30 vjet për të arritur standardin evropian të jetesës, me kusht që rritja vjetore ekonomike në vend të jetë 4, dhe në BE 2%, transmeton FLAKA.

Ky parashikim u raportua në analizën e fundit nga Vlladimir Gligorov nga Instituti Ekonomik i Vjenës, i cili u prezantua sot para biznesmenëve, Kryeministrit Zaev dhe Zëvendës Kryeministrit Angjushev.

Gligorov megjithatë beson se vendi ka një shans ta shkurtojë kohën për zhvillim ekonomik, për të cilin rekomandon një rritje të eksporteve, si investimet e brendshme dhe krijimin e një partneriteti publiko-privat.

“Relativisht mundësia e konsumit mund të zvogëlohet, investimet të rriten, dhe deficiti tregtar të ulet, gjegjësisht të rritet importi e jo eksporti. Të sigurohen kushte për punësimin e të rinjve”, deklaroi Vlladimir Gligorov nga Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare.

Sipas analizës, gjatë 30 viteve të fundit, problemet kryesore në Maqedoni janë papunësia, luhatshmëria, eksportet e ulëta. Korniza makroekonomike është e vendosur mirë dhe politika e kursit të këmbimit në denarë është e mirë dhe ekonomia është e rregulluar mirë, por ka vend për reforma në sistemin e taksave.

Kryeministri Zaev është i bindur se nuk do të duhet të presë 30 vjet për të arritur rritjen evropiane prej katër për qind, por ekonomia maqedonase mund të bëjë shumë më tepër. Angjushev, i cili tha se biznesmenët ndihen në një mjedis natyror, duhet të punojnë në rritjen e eksporteve.

“Nëse duam të kemi një zhvillim të suksesshëm, ajo duhet të jetë e orientuar nga eksporti, nëse nuk arrijmë në 70%, nuk mund të llogarisim rritje serioze”, thotë Koço Angjushev, zëvendëskryeministër.

Studimi, i cili u prezantua, u bë nga Instituti Ekonomik i Vjenës me kërkesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë. FLAKA

 

 

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 13, 2017 21:29

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°