Maqedonia do të ndërtojë hapësirë të sigurt kibernetike

Maqedonia do të ndërtojë hapësirë të sigurt kibernetike

Sinkronizim i institucioneve, qasje holistike në drejtim që të sigurohet hapësirë kibernetike, e cila do t’u mundësojë qytetarëve të Maqedonisë të kënaqen në benificionet e teknologjisë digjitale, por edhe të mbrohen nga rreziqet, të cilat me vete i sjell secila teknologji, por edhe të mbrohen nga rreziqet, të cilat me vete i sjell secila teknologji në historinë e njerëzimit është imperativi i Strategjisë kombëtare për siguri kibernetike, versioni punues i së cilës sot ishte prezantuar në debatin publik me pjesëmarrje të përfaqësuesve të institucioneve, sektorit joqeveritar dhe bashkësisë akademike.

“Kur flasim për sigurinë kibernetike, zakonisht e paraqesim Internetin si diçka të tmerrshme dhe të zymtë, të stërmbushur me rreziqe, kërcënime, kurthe dhe gropa të thella në të cilat mund të biem edhe gjatë moskujdesit më të vogël”, porositi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

Megjithatë shtoi ai sot nuk mund ta paramendojmë jetën pa Internet, por me pakon e të mirave vijnë  edhe rreziqet.

Mançevski theksoi se siguria kibernetike është udhëtim, ndërsa jo destinacion, për çka është i nevojshëm mësim i vazhdueshëm në këtë sferë.

Tregu global për siguri kibernetike po rritet, shton Mançevski dhe theksoi se këto janë industritë e së ardhmes, të cilat Maqedonisë do t’i ndihmojnë të mbajë hapin me trendet globale dhe të arrijë rritje stabile të ekonomisë.

Shtoi edhe se siguria e përmirësuar kibernetike është e domosdoshme për funksionimin e mjedisit digjital për shfrytëzim të e-shërbimeve të cilat do të fillojnë në mënyrë masive të shfrytëzohen nga viti i ardhshëm.

Deri në fund të verës duhet të fillojë të funksionojë edhe Regjistri elektronik i popullatës si baza e ofrimit të shërbimeve elektronike të qytetarëve.

Tashmë është formuar ekipi kombëtar për menaxhim me incidente kompjuterike, MKD-CIRT dhe ai duhet të menaxhojë me incidente në nivel kombëtar.

Në gjithë këtë proces me rëndësi të madhe është sistemi arsimor, i cili duhet të ndërtohet dhe të përshtatet për sfidat e reja dhe të përgatisë kuadro të trajnuara, të cilat do ta mbushin numrin e madh të vendeve të punës në sferën e sigurisë kibernetike, konkluduan pjesëmarrësit në debat.

Në këtë drejtim po rishikohen mundësitë për bashkëpunim global në arsim në sferën e sigurisë kibernetike, përmes së cilës bashkësia akademike në vend do të bashkëpunonte me partnerët internacional. Maqedonia do të aplikojë që të bëhet qendër e një akademie të re rajonale për siguri kibernetike.

Para të pranishmëve pati fjalim edhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila e sqaroi rëndësinë e sigurisë kibernetike në aspekt të mbrojtjes.

Sipas strategjisë është paraparë që të sigurohet zhvillim i mbrojtjes kibernetike si pjesë e pandashme e sigurisë kibernetike, janë paraparë njësi me kapacitete kibernetike me pjesë të ndryshme të qeverisë dhe armatës, kornizë bazë për komunikim dhe koordinim gjatë përgjigjes së sulmit kibernetik të sistemeve ushtarake dhe të infrastrukturës kritike.

Shekerinska theksoi se kjo strategji si qëllim themelor ka që t’i adresojë sfidat kyçe në sigurinë kibernetike, por theksoi se ajo nuk do të funksionojë si e izoluar, por paralelisht me të në ARM zhvillohet edhe Kontrolli Strategjik Mbrojtës.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski theksoi se MPB-ja në kuadër të kompetencave të saja në mënyrë aktive ndërmerr masa për parandalimin, mbrojtjen dhe shuarjen e krimit kompjuterik dhe keqpërdorimet në sferën e informatikës, edhe pse jo gjithmonë dhe mjaftueshëm, sepse për parandalim efektiv dhe mbrojtje në hapësirën kibernetike nevojitet qasje holistike dhe multidisiplinare.

Vizioni i përmbajtur në dokumentin, theksoi Spasovski, është Republika e Maqedonisë të ketë ambient digjital të sigurt, të mbrojtur, të besueshme dhe rezistent, të mbështetur nga kapacitete cilësore, ekspertë të lartë të kualifikuar, nivel të ndërtuar të besimit dhe bashkëpunim intensiv kombëtar dhe ndërkombëtar në sferën e sigurisë kibernetike.

Në strategji në propozim të sektorit të OJQ-së është paraparë që të përfshihen edhe përcaktime për mbrojtje të fëmijëve në kuadër të aktiviteteve të Aleancës globale kundër online keqpërdorimit seksual të fëmijëve. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 13, 2018 19:59

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
0°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE