Maqedonia do ti shesë energji elektrike Italisë

Maqedonia do ti shesë energji elektrike Italisë

Komisioni Rregullator i Energjisë (KRRE) po punon për të miratuar Planin Zhvillimor të MEPSO-s për periudhën 2019-2029, i cili parasheh investime prej 150 milion euro, përcjell FLAKA.

“Pjesa më e madhe e investimeve do të realizohet nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe do të arrijë në rreth 100 milionë euro. Para së gjithash, do të jetë për ndërtimin e një ndërlidhjeje të re me Shqipërinë, e cila do të lidhet direkt me sektorin e energjisë elektrike për herë të parë. Kjo është me rëndësi të veçantë sepse do të krijohet një korridor lindje-perëndim, domethënë Bullgaria, Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Italia dhe Italia është një nga importuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në Evropë”, tha kryetari i KRRE Marko Bislimovski para fillimit të seancës përgatitore të sotme.

Kështu, siç thekson MEPSO, do të gjenerojë të ardhura më të larta nga tranzitet e energjisë që do të kalonin përmes ndërlidhjes së re, por do të jetë një parakusht i mirë për investimet e reja në kapacitetet prodhuese në vendin tonë.

“Në këtë mënyrë, energjia e prodhuar në Maqedoni mund të eksportohet në Itali në rrugët e transmetimit të zvogëluar në mënyrë drastike dhe me kosto më të ulët se ajo që po bëhet tani,” tha Bislimovski. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 21:37
Loading...

ARKIVI I LAJMEVE