Maqedonia e fundit në rajon për inovacione

Maqedonia e fundit në rajon për inovacione

Maqedonia është vendi i fundit i renditur i Ballkanit në listën botërore të inovacioneve. Vendi ynë këtë vit është i pozicionuar në vendin e 84-të, që paraqet rënien e 23 pozicioneve në krahasim me vitin e kaluar, kur u renditëm në vendin e 61 në këtë listë, përcjell FLAKA.

Vitin e kaluar më keq se Maqedonia ishin të radhitura, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria, renditja e të cilave ishte edhe 32 pozita më e keqe se e jona. Këtë vit, të gjitha vendet e Ballkanit renditen më mirë se Maqedonia.

Vendi ynë është i vetmi në Ballkan që ka bërë rënie drastike. Krahasuar me vitin e kaluar, bien dy shtete të tjera të Ballkanit, Mali i Zi për katër, dhe Bullgaria për një vend. Kroacia nuk ka ndryshim në renditjen, dhe të gjitha vendet e tjera janë përmirësuar krahasuar me vitin e kaluar.

Pozitë më e mirë nga Ballkani ende mbanë Sllovenia, e cila është në vendin e 30 këtë vit. Zvicra për 8 vjet radhazi është udhëheqësi global në këtë renditje për inovacion. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 21:01
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
14°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...