Maqedonia e Veriut dhe Kosova me marrëveshje të re për pensionet

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me marrëveshje të re për pensionet

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut (FSPIMV), udhëhequr nga drejtori Shaip Zendeli, së bashku me Departamentin e Pensioneve të Ministrisë së Punëve dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës (DP-MPMSRK) , të udhëhequr nga drejtori Bahri Xhaferi, sot në Prishtinë nënshkruajtën marrëveshje të re për bashkëpunim, transmeton Portalb.mk.

FSPIMV informon se “kjo marrëveshje ka  për qëllim  ofrimin e ndihmës dhe  mbështetjes në shkëmbimin elektronik të të dhënave në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor ndërmjet dy institucioneve, krijimin e marrëdhënieve reciproke dhe lehtësimin e realizimit të pensionit pa ndërprerje të përfituesve të pensionit në këto dy shtete”.

Ndër të tjera, në komunikatë tregohet se një nga qëllimet e kësaj marrëveshje është edhe reduktimi i shpenzimeve administrative, si dhe parandalimi i pagesave të paligjshme të pensioneve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 22:35
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.