Maqedonia e Veriut, dy persona humbin jetën tregjikisht

Maqedonia e Veriut, dy persona  humbin jetën tregjikisht

Maqedonia e Veriut, dy persona humbin jetën tregjikisht. Kështu, një djalë i moshës 15 vjet është gjetur pa shenja jete pasi që ishte mbytur në ujrat e lumit Pçinja në Kumanovë.

Sipas informacioneve të para të SPB Kumanovë, djali është lindur në vitin 2004. Ai së bashku me një moshtar dhe dy fëmijë tjerë më të vegjël, gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:15 kanë dëshiruar të freskohen në ujrat e lumit Pçinja dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori publik.

<a href=”https://www.gostivarisot.mk” rel=”noopener”><img title=”” src=”http://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2019/08/one.png” alt=”” width=”850″ height=”120″ data-pinit=”registered” /></a>

Në rastin tjetër, një shkupjan 27-vjeçar dje ka humbur jetën duke prerë dru, njofton Portalb.mk. Derisa ka qenë duke prerë dru në Resen, njëri prej drunjve e ka goditur në kokë, pas së cilës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Trupi është dorëzuar për autopsi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 19, 2019 11:38

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...