Maqedonia ecën sigurt drejtë BE dhe NATO

Maqedonia ecën sigurt drejtë BE dhe NATO

Maqedonia është duke lëvizur në drejtim pozitiv, i plotëson kriteret e dhëna, ndërsa BE dhe NATO duhet t’i njohin angazhimet dhe rezultatet e arritura dhe t’i mundësojnë vendit t’i kalojë hapat vijues në integrimet euroatlantike.
 
Kjo është konstatuar bashkërisht në takimin e sotëm në Bruksel të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federika Mogerini dhe komisarit për Politikë të Mirë Fqinjësore dhe Zgjerim, Johanes Han me zëvendëskryeministren dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
 
Në ditën e dytë të vizitës së punës në Bruksel, informojnë nga MM, ministrat e informuan dyshen evropiane për zhvillimin e suksesshëm të procesit kuvendor për ndryshimet kushtetuese, si edhe për fazat të cilat janë në vijim dhe për fazat të cilat paraprijnë deri në plotësimin e kritereve të tjera për anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në. Shekerinska më pas i dorëzoi letër përfaqësueses së lartë Mogerini për bashkëpunim në Ministrinë e Mbrojtjes dhe BE në ballafaqimin me kanosjet hibride. Në letër theksohet se vendi ynë tashmë ka nisur analiza kombëtare për zbulimin e rreziqeve dhe ekspozimin potencial të rreziqeve të tilla dhe se i mbështet të gjitha aktivitetet e koordinuara të BE-së në këtë plan. /koha.mk/
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 6, 2018 12:24

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE