Maqedonia është shfrytëzuesja më e madhe e IPARD 2 në rajon

Maqedonia është shfrytëzuesja më e madhe e IPARD 2 në rajon

Kreu i ndihmës Para-pranuese të Komisionit Evropian në Bujqësi dhe Zhvillim Rural Liam Breslin theksoi se Maqedonia është shfrytëzuesi më i mirë i IPARD 2 në krahasim me vendet e rajonit, përcjell FLAKA.

Ky ishte konstatimi në Forumin e 19-të të Politikave Bujqësore, të organizuar këtë vit nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me Grupin e Përhershëm për Zhvillimin Rural Rajonal të Evropës Juglindore.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është një nga shfrytëzuesit e IPARD, mund të them që ju keni përdorim të mirë të IPARD 2. Vendi ka shumë aplikime vetëm për thirrjen e parë IPARD 2, madje edhe më shumë nga sa prisnim. Është mirë të shihet që fermerët dhe industria ushqimore në sektorin e bujqësisë financohen nga IPARD. Shumë prej aplikuesve tashmë i përdorin këto para për investime, ne shohim që fermerët dhe industria e përpunimit investojnë, ne duam të shohim, që këto para ndihmojnë fermerët, industria e ushqimit të zhvillohen në standardet evropiane. Mund të konkludojmë se Maqedonia e Veriut është përdoruesi më i mirë i IPARD në rajon dhe ne presim që ajo të vazhdojë”, tha Breslin.

Sipas analizës, Republika e Maqedonisë së Veriut deri më tani ka lidhur 1,008 kontrata, me vlerë 19.1 milion euro para evropiane, që është afërsisht shuma totale e përdorur nga IPARD për Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, e cila arrin në 20.6 milion euro. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 21:19

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA