Maqedonia kualifikohet në Kampionatin Evropian të Volejbollit

Maqedonia kualifikohet në Kampionatin Evropian të Volejbollit

Në Kampionatin Evropian të Volejbollit për herë të parë do të marrin pjesë 24 kombëtare

Ekipi nacional i Maqedonisë në volejboll mbrëmë për herë të parë është kualifikuar në Kampionatin Evropian pasi në xhiron e fundit të kualifikimeve në Shkup e mundi Hungarinë me 3-0.

Ky rezultat i ekipit nacional të Maqedonisë i mundësoi si një nga pesë ekipet më mirë të plasuara në vendin e dytë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian këtë vit, nga 13 deri më 29 shtator edhe atë në katër vende: Slloveni, Holandë, Belgjikë dhe Francë.

Në Kampionatin Evropian të Volejbollit për herë të parë do të marrin pjesë 24 kombëtare./aa/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 20:15
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.