Maqedonia me pagën mesatare më të ulët në Evropë

Maqedonia me pagën mesatare më të ulët në Evropë

Maqedonia është përsëri në fund të Evropës sipas nivelit të pagave mesatare neto. Edhe pse të ardhurat mesatare të qyetatrëve u rritën në 25,784 denarë ose 419 euro në muaj, vendi u rendit i 5-ti në Evropë, por sipas pagave më të ulëta. Prapa nesh jemi vetëm Shqipëria me 347 euro, Bjellorusia me 406 euro, Moldavia me 364 euro dhe Ukraina ku paga arrin mezi 310 euro në muaj, përcjell FLAKA.

Rritja e pagës mesatare është rezultat i rritjes së minimales që ka arritur 12 mijë denarë. Por pikërisht këtu, sipas biznesmenëve, është problemi më i madh – shteti nuk mundet me masa administrative, të ndikojë në pagë.

Pagat e ulëta janë rezultat i produktivitetit të ulët, thonë biznesmenët sipas të cilëve Maqedonia është në fundin të Evropës dhe në këtë segment.

Firmat, sidomos ato të sektorit të tekstilit, kanë kërkuar ndihmë për vite që të jenë në gjendje të rindërtojnë pajisjet e tyre, por kjo po realizohet ngadalë. Si rezultat, bizneset humbin konkurrencën në tregjet e huaja, dhe rritja e njoftuar e pagës minimale do të godasë edhe një herë këtë sektor.

Sipas pagave, vendi është i fundit në rajon. Para nesh janë, Serbia me një mesatare prej 443 euro në muaj, Bosnje dhe Herzegovinë me 463 euro, Mali i Zi me 513 euro, Kroaci ku mesatarja është 844 euro dhe në Slloveni, paga neto mesatare në muaj është 1,092 euro.

Edhe pse norma e papunësisë në vend ra në 19.4%, është dukshëm më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 7.8%. Brenda BE, papunësia në fillim të vitit ishte më e vogla në Republikën Çeke prej vetëm 2%, dhe më e madhja në Greqi prej 18 ,5 për qind. FLAKA.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 12, 2019 21:24

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.