Maqedonia rekord për festa shtetërore, qytetarët nuk e dinë se çfarë festojnë

Maqedonia rekord për festa shtetërore, qytetarët nuk e dinë se çfarë festojnë

“11 tetori”, Dita e kryengritjes së Popullit Maqedonas është një nga 27 festat tjera, të cilat brenda vitit shënohen si ditë jo pune. Institucionet dhe administrata brenda një viti, vetëm nga festat shtetërore pushon rreth 1 muaj. Qytetarët thonë se në këtë kohë krize politike dhe ekonomike institucionet duhet të punojnë më kapacitet të plotë, përfshi edhe ditët e lira dhe festat.

“Do të ishim në Evropë, do të ishim në NATO, ku janë njerëz më të mirë, ku ka njerëz më të pasur dhe njerëz më me vizione. Ne kemi ngelur këtu në geto. Do me thënë të mbyllur”.

Sipas kalendarit për festa shtetërore, fetare, nacionale, ka shumë festa. Kjo jo vetëm për institucionet por edhe për gjithë të tjerët. Ashtu që duhet të ketë më pak festa.

“Situata është urgjente, politikanët nuk duhet të pushojnë as të shtunë e as të dielën sepse koha kalon”.

Madje për shkak të festave të shumta, qytetarët që nuk janë të punësuar në punë shtetërore nuk e kishin idenë se çfarë festë është sot.

A e dini se çfarë feste është sot?“Sot?! Cila ishte more…një festë, ashtu e vogël”.

Çfarë feste është sot? “Nuk kam lidhje, unë jam pensionist”.

Por çdo e keqe e ka një të mirë. Të paktën komunikacioni i trafikut në Shkup, sot lëviz lirshëm.

Sot për shkak të festës shtetërore të 11 tetorit, asnjë institucion nuk punon. Madje siç mund të shihet, tani gjendemi në rrugën më të frekuentuar të Shkupit, por për shkak të festës nuk ka shumë lëvizje.

Si çdo vit, edhe sivjet me rastin e kësaj feste, 4 persona u nderuan me çmimin “11 tetori”. Bëhet fjalë për shkrimtarin Dragi Mihajllovskit, poeti dhe gazetari Hristo Llazarov, aktori Petre Atrosvski dhe kirurgu Aleksandër Stavridis./Alsat-M/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 11, 2018 21:05
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
20°
14°
Sat
12°
Sun
7°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE