Maqedonia sërish vërshohet nga migrantët e Lindjes së Mesme

Maqedonia sërish vërshohet nga migrantët e Lindjes së Mesme

Prania e migrantëve nga Lindja e Mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë ditëve të fundit po rritet, transmeton Flaka. 

Së fundmi, tentimet ilegale të migrantëve nga Lindja e Mesme, që e shfrytëzojnë Maqedoninë për të kaluar në Evropë, nuk kanë të ndalur.

Në mesditën e djeshme, policia kufitare në Tabanoc kapi pesë migrantë, të cilët ishin fshehur në një automjet transportues, që udhëtonte në lidhjen rrugore Greqi-Hungari.

Pas kapjes, katër afganët dhe një iranian janë intervistuar dhe janë dorëzuar në qendrën tranzitore në Tabanoc.

Një rast i tillë ndodhi edhe gjatë javës së kaluar, kur Policia zbuloi dhe prangosi disa migrantë nga Lindja e Mesme. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 16, 2018 12:18

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
-1°
-4°
Tue
-3°
Wed
-1°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE