Marka premium franceze zbulon rivalin e Audi Q2

Marka premium franceze zbulon rivalin e Audi Q2

DS, e cila u nda nga marka Citroen dhe u bë një markë luksoze e vetme brenda PSA, do të nisë makinën e saj të re të enjten.

Besohet se ky është një model i DS3 Crossback për t’u futur në studio të projektimit në Paris, dhe si  paralajmërim për premierën e ardhshme prodhuesi francez publikoi foto mbi dritat e makinës, transmeton KosovaPress.

DS3 Crossback do të jetë ndërthurja më e vogël në gamën e DS dhe do të duket si një version i zvogëluar i DS7 Crossback.

Prodhuesi francez po e përdor këtë model për të sulmuar segmentin e modeleve nënkompakt të crossover / SUV, të tilla si Audi Q2 dhe MINI Countryman.

Makina është e bazuar në platformën mekanike CMP, e cila do të ndahet me modelin e gjeneratës së ardhshme Peugeot 208. Përveç agregatit me djegie të brendshme, pritet që motorizimi të përfshijë edhe një version elektrik me 115 kuaj fuqi, bateri prej 50 kWh dhe autonomi të lëvizjes rreth 450 km.

Pas premierës së nesërme, DS3 Crossback do të shfaqet në stendën e markës në panairin e makinave që do të mbahet në kryeqytetin francez nga 2 tetori.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2018 23:00
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
9°
Wed
12°
Thu
16°
Fri
16°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...