Marrëveshja e Prespës kënaqi të dy shtetet

Marrëveshja e Prespës kënaqi të dy shtetet

Marrëveshja e Prespës është një kompromis i ndershëm, i kënaq interesat kombëtare të të dyja palëve dhe njëherë e përgjithmonë e largon helmin e dyshimit të ndërsjellë, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë në një intervistë për edicionin javor të gazetës greke “Etnos”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në pyetjen nëse deri në zgjedhjet, qeveria do të arrijë t’i bindë të gjithë ata të cilët e kritikojnë qeverinë për përfitimet nga marrëveshja, Katrugalos thotë se “nuk dyshon në këtë”.

“Dalë ngadalë kuptohet rëndësia e marrëveshjes si një kompromis i ndershëm që e kënaq esencën e interesave kombëtare të të dyja palëve, duke e larguar njëherë e përgjithmonë helmin e dyshimit të ndërsjellë. Siç kalon koha, aq më shumë do të jenë më të dukshme përfitimet ekonomike për vendin dhe veçanërisht për Maqedoninë tonë, nga zhvendosja jonë protagoniste e fushës ekonomike të Ballkanit”, thotë shefi i diplomacisë greke.

Lidhur me komisionit për librat dhe për shënimet tregtare, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë sqaron se i pari tani më është formuar dhe “nga shtatori, do të jepen libra të rinj në Maqedoninë e Veriut të liruara nga çdo lloj i irredentizmit”.

“Komisioni për shënime do të formohet deri në mes të muajit maj me pjesëmarrjen e pjesëtarëve nga ministritë kompetente të punëve të jashtme, të ekonomisë dhe zhvillimit, të zhvillimit bujqësor, si dhe ekspertë ndërkombëtarë. Me qëllim që të përgatitet, janë bërë konsultime sistematike me biznesmenët dhe odat nga Greqia Veriore edhe me të tjerët”, sqaron Katrugalos në intervistën për “Etnos”.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Prill 14, 2019 16:55
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.