Marrëveshja e Prespës në Greqi, ratifikimi varet nga vota e partive të vogla

Marrëveshja e Prespës në Greqi, ratifikimi varet nga vota e partive të vogla

Pas votëbesimit të qeverisë Tsipras, vëmendja në skenën politike greke është përqendruar në votimin e Marrëveshjes së Prespës.

Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës tani varet nga partitë më të vogla në Parlament.

Vëmendje e posaçme i kushtohet partisë POTAMI. Kryetari i kësaj partie nuk ka sqaruar nëse deputetët e kësaj partie do ta përkrahin, një vendim përfundimtar do të merret sonte.

Kundër Marrëveshjes së Prespës do të votojë Demokracia e Re opozitare. Kreu i saj, Micotakis, ka kërkuar nga Tsiprasi të mos shpejtojë me marrëveshjen përmes së cilës, sipas tij, humben interesat nacionale. Mediat greke pohojnë se Tsiprasi do të arrijë të mbledhë votat e nevojshme për të kaluar Marrëveshjen e Prespës në kuvend.

Gazeta “To Vima”, shkruan se qeveria greke ka shumicë solide prej 149 deputetësh që do të votojnë pro ratifikimit të Marrëveshje së Prespës, duke përfshirë deputetët e Syriza-s dhe katër deputetët e pavarur.

Nga kabineti i kryeministrit Tsipras kanë thënë se procedura për ratifikimin e marrëveshjes nuk do të shpejtohet dhe se aspiratë e tyre është ta informojnë çdo qytetar për dobitë që sjell ajo.

“Nuk do të aplikojmë procedura dhe diskutime të shpejta për ratifikimin e marrëveshjes dhe në asnjë moment nuk do të miratojmë fshehtazi marrëveshjen, që është kyçe për ardhmërinë e Greqisë dhe stabilitetit në rajonal. Përkundrazi, qëllimi ynë është të informojmë deri tek qytetari i fundit për të gjitha aspektet e marrëveshjes,m që në mënyrë të kthjellur qytetarët të vlerësojnë nëse marrëveshja është pro apo kundër interesave nacionale”, – thuhet në kumtesën e kabinetit qeveritar grek.

Ndërkaq qytetarët e Greqisë nuk mirëpresin procedurën e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek.

Për të shprehur revoltën, të dielën do të organizojnë protesta, pikërisht kur edhe pritet në mediat greke të publikohet përmbajtja e Marrëveshjes së Prespës.(Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 17, 2019 19:13

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.