Marrëveshja me BE-në, Lleshaj: Shqipëria e angazhuar të plotësojë standarde

Marrëveshja me BE-në, Lleshaj: Shqipëria e angazhuar të plotësojë standarde

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së planit të përbashkët të veprimit në luftën kundër terrorizmit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pati një konferencë për shtyp me komisionerin e Bashkimit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoulos.

Në fjalën e tij, ministri Lleshaj falënderoi komisionerin për kontributin e dhënë në hapa e rëndësishme të Shqipërisë të hedhura drejt integrimit evropian.

“Shqipëria sillet si një vend i BE ndonëse është ende në pritje të hapjes së negociatave të anëtarësim në BE, pra kjo është një provë e rëndësishme e angazhimit tonë në drejtim të vlerave dhe standardeve evropiane. Shqipëria, për herë të parë u bë vendi që pret zyrën e Europolit në tiranë, është hera e parë pas Uashingtonit që Europoli hap një zyrë jashtë vendeve anëtare dhe kjo është një provë e rëndësishme  e angazhimit serioz të Shqipërisë për të implementuar standardeve evropiane”,  tha Lleshaj.

Sipas Lleshajt, Bashkimi Evropian ka një zë të fuqishëm kushtetues në procesin e vetingut, ndërkohë që reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe sidomos reforma e drejtësisë, e kanë kthyer Shqipërinë në model në këtë fushë.

“Shqipëria mbetet një vend i angazhuar plotësisht jo vetëm në zbatimin e kësaj marrëveshje që sapo zbatuam por edhe në zbatimin e të gjitha angazhimeve të saj në drejtim të plotësimit të standardeve evropiane që kërkohen prej nesh dhe mbetemi shpresëplotë që përpjekjet e popullit shqiptar do të vlerësohen edhe në vendimin e ardhshëm të Këshillit Evropian sa i përket hapjes së negociatave për fillimin e anëtarësimit duke besuar që përmes kësaj drite jeshile që pritet me shumë vullnet, do të inkurajohen të gjitha forcat reformiste në vend, do të inkurajohen reformat evropiane të Shqipërisë”, theksoi ministri i Brendshëm Lleshaj.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 20:07

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA