Marrja e mandatit të Gruevskit, plotësohen kushtet, 6 muaj mungesë pa arsye

Marrja e mandatit të Gruevskit, plotësohen kushtet, 6 muaj mungesë pa arsye

U mbushën 6 muaj qëkur ish kryeministri, Nikolla Gruevski, është në arrati dhe ka fituar azil në Hungari, pa arsyetuar mungesën e tij si deputet në Kuvend.

Lajmin se ndodhet në Budapest ai e publikoi në profilin e tij në FB, më 13 nëntor të vitit të kaluar.

Mosmarrja e menjëhershme e mandatit u arsyetua me mangësitë për raste të tilla në rregulloren e kuvendit, i cili parasheh marrje të mandatit në rastet kur deputeti nuk paraqitet pa arsye në punë për 6 muaj, afat ky që tashmë është plotësuar.

Me 6 muaj mungesë të paarsyeshme, deputetët tani kanë mundësi ligjore që të votojnë për marrjen e mandatit të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Për marrjen e mandatit të një deputeti nevojiten gjithsesi 2/3 e votave. Më herët, në Kuvend u caktua seancë për marrjen e mandatit të deputetit, por iniciativa nuk u votua nga numri i nevojshëm i deputetëve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 14, 2019 19:31
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.