Martinez refuzon të flasë për Realin

Martinez refuzon të flasë për Realin

Ardhja e Santiago Solarit në krye të Real Madrid dhe fitoret e tij të njëpasnjëshme, duket se nuk kanë mjaftuar për “Los Blancos” që të ndalin kërkimet për një trajner të përhershëm.

Një prej emrave më të përfolur, përveç italianit Antonio Conte, ka qenë trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez. Ky i fundit pati shumë sukses në Kampionatin Botëror, duke e renditur kombëtaren belge në vendin e tretë, dhe ishte një ndër kandidatët e preferuar të Florentino Perez. Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjeve kundër Zvicrës dhe Islandës, 45-vjeçari ka pasur edhe një koment për thashethemet që lidhin atë me stolin e “galaktikëve”.

“Nuk dua të them nëse unë ose agjenti im kemi pasur kontakt me Real Madridin. Kjo është e parëndësishme dhe do të ishte mosrespekt të flitet për këtë përpara ndeshjeve kundër Zvicrës dhe Islandës. Kjo është ajo që ne po bëjmë tani.”- tha Martinez në konferencën për shtyp.

Kur u pyet nëse e konsideron Real Madrid si një opsion në të ardhmen, Martinez refuzoi të jepte një përgjigje konkrete.

“Nuk dua të flas për asgjë tjetër përveç se për ndeshjen kundër Zvicrës dhe Islandës. E thashë këtë në dy gjuhë. Mos duhet ta them edhe me gjuhën e trupit, duke kënduar…”- tha Martinez.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 9, 2018 19:48

REKLAMA

Maqedoni
12°
6°
Thu
4°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE