Masë e re: Deputetët do të shoqërohen me ministrat gjatë pauzave në kuvend

Masë e re: Deputetët do të shoqërohen me ministrat gjatë pauzave në kuvend

Me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot krijon një risi në lidhje me komunikimin ndërmjet deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përcjell FLAKA.

Sipas shërbimit për shtyp të parlamentit, pauzat e parashikuara gjatë seancës për caktimin e pyetjeve parlamentare çdo të enjte të fundit të muajit do të përdoren për shkëmbimin jozyrtar të opinioneve dhe informatave ndërmjet deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Qëllimi i kësaj praktike të re është ndarja e informacion mbi çështjet aktuale, propozimet ligjore që janë në proces, të cilat mund të kontribuojnë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e propozimeve ligjore dhe në këtë mënyrë të ndërtojnë institucione më efikase në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim. FLAKA

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 26, 2018 21:10

Publicitet


Moti sot
26°
25°
Sun
24°
Mon
24°
Tue
23°
Wed