MASH: PISA testimi me sukses është realizuar në 85 shkolla

MASH: PISA testimi me sukses është realizuar në 85 shkolla

Rreth 5500 nxënës nga të gjitha shkollat publike dhe dy shkolla private dhe tredhjet nxënës të moshës 15 vjeçare nga shkollat fillore këtë vit janë pjesë e studimit ndërkombëtar PISA.

Sipas të dhënave nga Qendra shtetërore e provimeve, e cila është edhe implementues i studimit, testimi me sukses është realizuar tek 85 shkolla të mesme, ndërsa me testimin e sotëm dhe atë të nesërmin, pritet që studimi me sukses të përfundoj edhe në shkollat tjera.

Duke marr parasysh se në testim janë të kyçur edhe nxënës të shkollave fillore, ata do ta përfundojnë pas 1 majit- informojnë nga Ministria e arsimit dhe shkencës.

Përmes hulumtimit PISA, duhet të marrim përgjigje se sa nxënësit e moshës pesëmbëdhjetë vjeçare dinë dhe janë të aftë të zbatojnë dituritë e tyre, thonë nga MASH.

Rezultatet nga PISA 2018 do të publikohen kah fundi i vitit 2019.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 26, 2018 19:34
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
19°
Thu
19°
Fri
19°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE