Mass: përkrahje RMV-së të nis bisedimet me BE-në. Dimitrov: Optimist për lajm pozitiv nga Samiti i tetorit

Mass: përkrahje RMV-së të nis bisedimet me BE-në. Dimitrov: Optimist për lajm pozitiv nga Samiti i tetorit

Ministri i jashtëm gjerman, Hajko Mass, e sheh të gatshme situatën e Maqedonisë së Veriut për t’i filluar bisedimet me Bashkimin Evropian.

Pas takimit të tij me ministrin Dimitrov në Berlin, Mass tha se ai do të kontribuojë në drejtim të fillimit të bisedimeve dhe do të lobojë ta bind Bundestagun gjerman të japë vlerësim pozitiv dhe dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut.

“Nuk shoh asnjë pengesë për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Ajo çka duhej të realizohej në procesin e reformave është shënuar. Parakushtet për fillimin e bisedimeve janë plotësuar dhe vlerësojmë se me këtë bisedimet do të fillojnë, ndërsa do të pranohen nga Bundestagu dhe nga partnerët tanë të BE-së”,- deklaroi ministri i jashtëm i Gjermanisë, Hajko Mass.

Pas takimeve të tij në Paris, Bruksel dhe Berlin, ministri Dimitrov tha se në Shkup kthehet me optimizëm dhe sinjal pozitiv për marrjen e datës për negociata në samitin e tetorit. Ajo çka do të ndodh në tetor do të ketë ndikim të madh, në vend rajon e më gjerë, është shprehur Dimitrov.

“Ju do të keni çfarë të thoni nga 15-17 tetor. Vendimi është i rëndësishëm për vendin tonë, për rajonin, sepse çfarëdo lloj mesazhi që na përcillet ne, i përcillet edhe rajonit se zgjidhja e problemeve të mëdha është e vlefshme”,- u shpreh ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Çështja e eurointegrimeve ka qenë temë e bisedimeve e diplomatit Dimitrov edhe me zyrtarët e Bundestagut gjerman dhe me funksionarët e zyrës së kancelares, Angela Merkel.

Në sesionin e Bundestagut gjerman, Maqedonia e Veriut do të jetë në rend ditë në javën e fundit të këtij muaji, ndërsa më 15 tetor Këshilli i Ministrave do të vendos nëse vendi ynë shkon një hap përpara rrugës eurointegruese.

Vendimi i Këshillit të Ministrave konfirmohet më 17 tetor në Këshillin e BE-së.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 19:07

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...