Matematikani Blerim Emruli, Shkencëtari nga Gostivari që pajisjeve do tu jep shpirt

Matematikani Blerim Emruli, Shkencëtari nga Gostivari që pajisjeve do tu jep shpirt

Edhe pse në moshë 30 vjeçare, Blerim Emruli nga Gostivari me sukses ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës në Universitetin Teknik në Suedi “Lulea University of Technology”. Por ky nuk është lajmi. Lajmi për matematikanin Blerim Emruli është zbulimi shkencor nga ana e tij. Në punimin e doktoraturës, ai ka bërë një hulumtim shekullor me të cilën do t’ju ndihmon informatikanëve që në të ardhmen të krijojnë pajisje kompjuterike të cilët do të merrnin ‘vendime” njëlloj si njeriu

Driton ZENKU

Kur përmendim emrat e matematikanëve të Gostivarit, mendja na shkon tek anëtarët e familjes Snopçe e cila me kuptimin e plotë të fjalës mban epitetin e familjes së matematikanëve.

Sukseseve të babait, Bari Snopçe i njohur në qarqet intelektuale të qytetit dhe më gjerë si baba i matematikës në këto troje, gjurmuan edhe dy djemtë e tij, Halil dhe Ilir Snopçe, që të dy me rezultate impozante të arritura deri më tani në sferën e matematikës.

Por tani Gostivari mburret edhe me një matematikanëve të ri që është duke shënuar arritje shkencore në këtë drejtim. Fjala është për gjeniun e vërtetë në moshë relativisht të re, Blerim Emruli.

Së fundmi, ai ka bërë një hulumtim shekullor me të cilën do t’ju ndihmon informatikanëve që në të ardhmen të krijojnë pajisje kompjuterike të cilët do të merrnin ‘vendime” njëlloj si njeriu.

Me këtë arritje të rrallë shkencore, Emruli po hap një dritare të re në Botë, sa i përket inteligjencës artificiale. I angazhuar prej 7 vitesh në Universitetin Teknik në Suedi “Lulea University of Technology” ku me shumë sukses ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës, përmes angazhimit profesional, ka arritur në përfundim se inteligjenca artificiale mund të bëhet e përafërt me inteligjencës reale të qenies njerëzore dhe pa ndonjë
problemi mund të përdoret në mënyrë shumë praktike në përditshmëri.

Me këtë qasje, pajisjet elektronike që quhen “embedded systems” dhe sende të ngjashme mund të komunikojnë mes veti dhe të funksionojnë në formë identike me funksionimin e turirit të njeriut. Këtë model që Emruli e ka zhvilluar në punimin e doktoraturës, vërteton se inteligjenca artificiale mund të gjejë aplikim të gjerë edhe në praktikë, që nënkupton se pajisjet elektronike mund të  funksionojë pa ndonjë pengese me refleksionet e njëjta si të trurit të njeriut.

Emruli thotë se në punimin e doktoraturës e mbi 140 faqe, ka përfshi të gjitha njohuritë dhe rezultatet nga puna e tij pesë vjeçare. Tani vijojnë testimet që tani për tani po japin rezultate shumë pozitive.

“Teza ime ndërlidhet me punë kërkimore shkencore. Si e tillë, edhe praktikisht jep zgjidhje reale dhe shumë të mundshme. Ky model duhet të mundëson avancim të pajisjeve digjital. Praktikisht kjo do të dukej kështu. Do të bëj një lustrim. Dalim nga shtëpia dhe pasi të dalim mund të kemi dyshim nëse i shkyçëm nga rryma pajisjet teknologjike, pajisjet në kuzhinë dhe gjetiu. Në vend që të kujdeset faktori njeri për këtë
çështje, me senzorët e posaçme pajisjet brenda kohës vetë do të ç’aktivizohen. Pajisjet vetvetiu do të përvetësojnë qasjen tonë të përditshme, dhe në këtë formë do të na shërbejnë”, thotë Emruli.

Në laboratorin ku është aktualisht duke punuar, Blerimi është pjesë e ekipit që është duke punuar në verifikimin e sendorit që do tu vendoset pajisjeve teknologjike dhe pajisjeve të tjera elektrike.

Ekipin e drejton mentori i tij, Jerker Delsing i cili po ashtu është koordinator i “Artemis Arrowhead project”, një projekt ndër më të mëdhenjtë për
automatizëm që aktualisht zhvillohet në Evropë dhe që kushton rreth 68 milion euro për rreth katër vite zbatim. Për momentin Emruli ndodhet në vendlindje. Thotë se pas shtatë vitesh qëndrimi dhe pune të palodhshme shkencore në Suedi, është koha që të mburret me rezultatet e arritura atje.

Thelbi kryesor i teorisë së tij bazohet në përdorimin e principeve të reja të pajisjeve kompjuterike, të cilat ofrojnë mënyra të reja të prezantimit të informacioneve, dhe jo siç ka qenë deri tash vetëm me anë të numrave dhe me ndihmën përllogaritjeve prej 32 dhe 64 bitëve. Ai shpreh bindjen se kjo tezë do të ketë të ardhme, duke u nisur nga fakti se pajisjet e lira elektronike, gjithnjë e më tepër janë të integruara me internetin. Në këtë formë
pajisjeve ju jepet interneti. Parashikohet që deri në vitin 2020 do të ketë 50 miliardë pajisje të lidhura me internetin. Nga kjo perspektivë, mundësia e zhvillimit të sistemeve të adaptuara elektrike është shumë e rëndësishme.

Sot, shumë sisteme elektronike nuk janë të mëvetshme dhe në masë të madhe varen nga sistemet e integruara analoge, pra me ndikimin e faktorit njeri ose përdorimin ose çaktivizimin e tyre përmes dorës së njeriut. Andaj është e nevojshme integrimi i tyre. Ndryshe, Blerimi ishte larguar nga Maqedonia pasi kishte diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore.

Në vitin 2008 kishte fituar bursë për vazhdimin e studimeve në Suedi. Pasi magjistri, i inspiruar nga funksionet biologjike vazhdoi të punoi në
zhvillimin e pajisjeve digjitale. Suksesi i tij është i madh, dhe këtë e dëshmojnë edhe pjesëmarrjet në disa konferenca shkencore ku ka prezantuar modelin e ti inovativ.

Të ardhmen e sheh si punonjës në ndonjë nga kompanitë që merret me prodhimin e pajisjeve digjitale teknologjike. Gjeneratave të reja Blerimi u rekomandon që të jenë të guximshëm dhe të mos heqin dorë nga idetë e tyre fillestare, por të tentojnë që këto ide t’i materializojnë deri
në fund. Ka oferta të ndryshme për angazhimin e tij profesional, por preferon që të vazhdon me kërkimet shkencore për idetë që ka. (flaka.com.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 28, 2019 13:41

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA