Matthaus: Bayerni ta transferojë Sanen para Dembeles

Matthaus: Bayerni ta transferojë Sanen para Dembeles

Bayern Munchen po interesohet për Leroy Sanen e Manchester Cityt dhe Ousmane Dembele e Barcelonës.

Legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, Lothar Matthaus, ka deklaruar se do të ishte mirë që Bayerni ta transferojë Sanen para Dembeles.

“Sane do të ishte një blerje më e mirë për Bayernin, ai ka karakter më të mirë. Kur mendoj për sjelljen e Dembeles te Dortmundi e më pas te Barcelona, nuk më shtyn asgjë të mendoj se do të ndryshojë sjellje te Bayerni. Për më tepër Sane njeh shumë lojtarë nga kombëtarja dhe do të përshtatej më mirë. Nëse më duhet të zgjedh mes një francezi dhe një gjermani për ta marrë te Bayerni, sigurisht se do ta zgjidhja gjermanin, francezi mund të kërkojë të largohet që vitin tjetër”, ka thënë Matthaus.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2019 21:17

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA