Matto dhe Timonie bisedojnë për investimet franceze në vend

Matto dhe Timonie bisedojnë për investimet franceze në vend

Arsye për praninë e deritanishme të dobët të investitorve francezë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është tregu i vogël, jostabiliteti relativ politik dhe administrata joreformuese. Për këtë në Shkup nuk ka pasur atashe tregtare dhe ky problem është mbuluar nga Ambasada në Sofje, ka theksuar ambasadori francez Kristijan Timonie në takim me kryetarin e Odës Ekonomike Maqedoni-Turqi – MATTO, Ajdovan Ademoski.

Ambasadori Timonie, siç thonë nga MATTO, në takimin që pasdite u mbajt në kërkesë të tij, në të cilin morën pjesë edhe nënkryetarët e MATTO-s, Bilall Suxhubashi, drejtori i përgjithshëm i HALK bankës në Shkup dhe Eser Xhevahir, pronar i TURMAK, ka informuar se Ambasada deri më tani kryesisht është marrë me gjendjen politike në vend dhe më pak me ekonominë, por prej kohësh, siç tha, presidenti francez Emanuel Makron i ka inkurajuar institucionet shtetërore franceze dhe sektorin privat që t’i analizojnë mundësitë për bashkëpunimin ekonomik me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në periudhën në vijim, siç shtoi, zyra në Beograd do të hapë edhe Agjenci “Biznis Frans” nga Athina, e cila u ishte mbështetje kompanive franceze për punë në rajon. Në vitin 2018 këmbimi i përgjithshëm tregtar me Francën ishte 140,3 milionë euro nga të cilat 79,6 milionë janë import nga Franca, ndërsa 60,7 milionë eksport. Në periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2017 në vend kanë hyrë 710,8 milionë dollarë investime direkte të huaja nga Franca.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 18, 2019 11:58

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA