Mayweather, këshilltar i Kinës në boks

Mayweather, këshilltar i Kinës në boks

Boksieri i famshëm Floyd Mayweather Jr është pajtuar të bëhet këshilltar i veçantë i skuadrës olimpike të Kinës në boks.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Boksit e Kinës të martën. Ish-kampioni i botës në pesë kategori të ndryshme, Mayweather Jr. 42-vjeçar, do ta përkrahë skuadrën ndërsa ajo po bën përgatitjet për Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio.

Lajmi për Mayweatherin është bërë në llogarinë zyrtare të federatës kineze në platformën WeChat. Kina shpreson që me ndihmën e Mayweatherit të arrijë te më tepër medalje olimpike në boks, transmeton Koha Ditore.

Zou Shiming fitoi medaljen e parë olimpike për Kinën në boks në “Athina 2004”, ndërsa në “Rio 2016”, boksierët kinezë fituan katër medalje.

Mayweather është tërhequr nga boksi për herë të tretë në vitin 2017, pasi mposhti yllin e UFC-së, Conor McGregor, duke e ngritur bilancin e tij në 50-0.

Më 31 dhjetor të vitit të kaluar Mayweather mposhti kikboksierin japonez Tenshin Nasukawa në një përballje ekzibicionale, që i solli nëntë milionë dollarë fitim.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 23, 2019 22:57

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.