Mazda po e teston një RX-8 të ri

Mazda po e teston një RX-8 të ri

Sistemi rrotullues i motorit, pritet ta zëvendësojë atë me pistona.

Të gjithë ata që duan të dinë se çfarë po përgatisin prodhuesit e makinave, duhen të qëndrojnë afër pistave të Nurburgringut të Gjermanisë, ku testohen shumica e modeleve para se të hynë në prodhim.

Në mesin e tyre, ishte edhe Mazda RX-8, që është lansuar para 16 vitesh, derisa shtatë vite më parë ishte larguar nga prodhimi. Automotive Mike i ka siguruar pamjet, kur disa makina të këtij modeli, bënin xhiro nëpër pistë, derisa e kishte të mbuluar vetëm pak pjesën e përparme.

Kjo makinë e re, në brendësi do të ketë formë më dryshe të funksionimit të motorit, sepse pistonat do të zëvendësohen me sistemin rrotullues. Përdorimi i këtij sistemi të motorit, mund t’i sigurojë energji elektrike shtesë, të cilën mund të përdorë më pas, kur bateria të jetë shpenzuar.

Teknologjia e re dhe mundësia që të jetë një hibrid elektrike, do të bëjnë që Mazda RX-8 e re, të jetë një veturë shumë më e mirë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 22:57

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA