Mbështetje nga Mekalisteri dhe Flekenshtajni për Marrëveshjen e Prespës dhe për negociatat me BE-në

Mbështetje nga Mekalisteri dhe Flekenshtajni për Marrëveshjen e Prespës dhe për negociatat me BE-në

Mbështetje të fuqishme për realizimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlament dhe për fillimin e negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Ebropian ka marrë kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me deputetët e Parlamentit Evropian, Dejvis Mekalister dhe Knut Flekenshtajn.

“Deputetët evropianë kanë transmetuar mbështetje të fuqishme nga Parlamenti Evropian për Marrëveshjen e Prespës, e cila është vlerësuar si shembull, para së gjithash për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë për të gjithë Evropën. Është përshëndetur lidershipi i kryeministrit Zaev në procesin. Deputetët e Parlamenti Evropian kanë shfaqur mbështetje të fuqishme për perspektivat e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ata kanë shprehur pritje se ndryshimet kushtetuese do të miratohen në Parlament, si dhe Maqedonia, pastaj, Maqedonia edhe me një ritëm më të shpejtë do t’i vazhdojë integrimet në BE”, theksohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Kryeministri Zaev i ka bërë të ditur pritjet rreth votimit të amendamenteve kushtetuese, konform Marrëveshjes së Prespës, në parlament, si dhe reformat që po bëhen në shërbimet e sigurisë, gjyqësi, administratën publike, pritjet për realizimin e reformave për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe në fushën mediatike.

“Presim në gjysmën e dytë të janarit të votohen ndryshimet kushtetuese. Përmes inkluzivitetit, përmes amendamenteve, dhe opozita u inkorporua në këtë proces, ndërsa prej sot hapet edhe debat publik, pas çfarë Qeveria do t’i dorëzojë vendimet përfundimtare deri te Parlamenti. Pritjet tona janë se amendamentet kushtetuese do të marrin mbështetje të gjerë politike në Kuvend, me çfarë do të mundësohet realizimi i Marrëveshjes së Prespës. Paralelisht punojmë në realizimin e reformave në fushat kyçe, që presim t’i përmbyllim deri në mars. Ftesa për në NATO dhe mundësia për fillimin e negociatave me BE-në është motivim i madh për institucionet në procesin e reformave, i cili është i nevojshëm për në BE, por edhe për cilësinë e jetës së qytetarëve të Maqedonisë”, theksoi Zaev.

Në takim, siç qëndron në kumtesë, është biseduar edhe për çështje të tjera aktuale në Maqedoni dhe në rajon.

Kryeministri Zaev i ka shprehur falënderim Parlamentit Evropian lidhur me respektimin dhe sundimin e të drejtës si vlerë demokratike evropiane.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 5, 2018 19:58

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE