Mbrëmë u hap Edicioni i shtatë i Festivalit ndërkombëtar të teatrit në Tetovë

Mbrëmë u hap Edicioni i shtatë i Festivalit ndërkombëtar të teatrit në Tetovë

Me shfaqjen “Sfinksi i gjallë” të interpretuar nga Teatri Kombëtar i Prishtinës mbrëmë në Tetovë zyrtarisht u hap Edicioni i shtatë i Festivalit ndërkombëtar të teatrit në Tetovë.

Të pranishmit i përshëndeti ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili në fjalimin e tij theksoi se realizimi i festivalit teatror e pasuroi jetën kulturore të qytetarëve të Tetovës dhe rrethinës së saj.

“Kultivimi i këtij festivali dhe investimi në zhvillimin e tij janë një mundësi për ta ndjekur aktivitetin dhe veprimtarinë krijuese të shumë grupeve teatrore. Ministria e Kulturës, duke e njohur rëndësinë e festivalit i cili paraqet një impuls krijues në fushën e krijimtarisë teatrore në Tetovë, e jep mbështetjen e vet për realizimin e tij”, tha ministri Ismaili.

Në fund, ministri i Kulturës në fjalimin e tij i përshëndeti përpjekjet e ekipit që e realizon festivalin duke uruar edhe për një edicion të suksesshëm.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 28, 2019 15:39

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.