Mbyllen aspektet formale juridike të Marrëveshjes së Ohrit

Mbyllen aspektet formale juridike të Marrëveshjes së Ohrit

Qeveria i ka mbyllur aspektet formale juridike të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo është konstatuar në seancën e sotme të Qeverisë në diskutimin për Marrëveshjen e Ohrit, të nënshkruar para 18 viteve në ditën e sotme.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut hapi diskutim për Marrëveshjen e Ohrit e cila ishte nënshkruar para 18 viteve në ditën e sotme dhe u konstatua se kjo Qeveri  i ka mbyllur aspektet formale juridike dhe si përfitim i qëndrueshëm për qytetarët sot vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë” bëri të ditur pas seancës pre shërbimi qeveritar.

Me rastin e 18 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Sadulla Duraki sonte në Klubin e deputetëve organizon pritje solemne.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 13, 2019 20:52
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.