Mbyllen të gjitha venvotimet

Mbyllen të gjitha venvotimet

Në Maqedoninë Veriore në ora 19:00, të vendvotimet janë mbyllur. Për 12 qytetarë kanë pasur mundësinë ta votojnë kandidatin e tyre të preferuar për president të vendit.

Pjesëmarrja në votime deri në orët e fundit kanë votuar rreth 40 për qind, ndērsa procesi zgjedhor është vlerësuar i rregllt dhe pa incidente.

Pjesëmarrja më e lartë në votime është në qytetin e Kriva Pallankës, me rreth 57 për qind dhe në Demir Kapi me 52 për qind. Dalja më e ulët është regjistruar në zonat kryesisht të banuara me popullatë shqiptare si Zhelina në Tetovë dhe Komuna e Likovës me afër 13 për qind. Nga KSHZ-ja kanë bërë të ditur se procesi zgjedhor po zhvillohet kryesisht në atmosferë të qetë dhe demokratike.

Në Maqedoninë e Veriut, në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur kutitë e votimit ku rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin presidentin e ri të shtetit.

Në garë për pasardhësin e Gjorge Ivanovit ishin tre kandidatë; Stevo Pendarovski, i nominuar nga Lidhja Social Demokrate dhe 31 parti tjera, përfshirë edhe Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit; Gordana Silajnovska-Davkova, kandidate e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE dhe Blerim Reka, kandidat i propozuar nga dy partitë shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 21, 2019 19:13
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.