Mbyllet pa miratimin e ndonjë rezolute seanca për migrimin

Mbyllet pa miratimin e ndonjë rezolute seanca për migrimin

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur seancën e jashtëzakonshme pa miratimin e ndonjë rezolute në lidhje me migrimin e kosovarëve.

Pas diskutimeve nga deputetët, në fund Fidan Rekaliu, në emër të propozuesve për këtë debat, kërkoi nga grupet parlamentare të dërgojnë nga një përfaqësues të mënyrë që të hartojnë bashkërisht një rezolutë unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve të Kosovës.

Rekaliu deklaroi se në momentin që kjo rezolutë do të jetë gati, ata do të njoftojnë kryesinë e Kuvendit.

Mirëpo, kryesuesi i kësaj seance të jashtëzakonshme, Kujtim Shala, tha se edhe nëse do të kishin ndonjë rezolutë të shkuar, nuk ka kuorum, kështu që e mbylli seancën e jashtëzakonshme.

Në minutat e fundit të kësaj seance kishin mbetur vetëm 15 deputetë në sallë të cilët ishin paraqitur për të marrë fjalën.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 11, 2019 19:40
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.