Me dokumente false, dy drejtuese në spitalin në Ohër kanë dëmtuar buxhetin për 141.746 denar

Me dokumente false, dy drejtuese në spitalin në Ohër kanë dëmtuar buxhetin për 141.746 denar

Është ngritur një padi penale kundër dy të punësuarve në Spitalin e përgjithshëm në Ohër për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimeve.

SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër M.K.(58) nga Ohri dhe O.L.(49) nga Struga.

E paditura e parë, si ndihmës drejtor për çështje ekonomike në spital në periudhën nga muaji shkurt i vitit 2012 deri në muajin nëntor të vitit 2015 ka përgatitur 13 urdhra për punë jashtë orarit me përmbajtje jo të saktë. E paditura e dytë si shef për furnizime publike në spital ka përgatitur dhjetë urdhra për punë jashtë orarit me përmbajtje jo të saktë.

Të njëjtat i kanë vërtetuar urdhrat me nënshkrimet e tyre si dhe me faksimilen me nënshkrim të shkurtuar nga drejtori i spitalit, pa lejen prej tij.

Të paditurat, për t`i vërtetuar urdhrat e përgatitura ia kanë dhënë shërbimeve kartelat për rregullsi të punëtores higjienike dhe me urdhër gojor e kanë obliguar që ta përdoren të njëjtën në orën 20.00 edhe pse të paditurat në vendet e punës kanë qëndruar deri në ora 16.00.

Me këtë, të paditurat kanë marr pasuri në formë ilegale në vlerë prej 141.746 denar duke e dëmtuar buxhetin e spitalit.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Qershor 13, 2018 14:42

Publicitet


Moti sot
30°
24°
Wed
22°
Thu
23°
Fri
22°
Sat