Me Messin apo me Ronaldon?

Me Messin apo me Ronaldon?

Tashmë që sezoni 2018/19 ka përfunduar për mbrojtësin e Ajaxit Matijs de Light, edicioni i ri shoqërohet ende me dilemën se cilën fanellë do të mbajë veshur.

Interesi për shërbimet e tij vjen nga të gjitha klubet e mëdha elitarë të kontinentit të vjetër, por 19-vjeçari merr kohën e tij, duke mos e nxituar vendimin që lidhet me të ardhmen dhe mbi të gjitha thekson se aspekti financiar nuk do të ndikojë në vendimmarrje.

“Paratë nuk janë prioritet për mua. Gjëja më e rëndësishme është të di se skuadra ku do të impenjohem, do të jetë një skenë që do të më bëjë protagonist dhe të ketë objektiva ambiciozë”, tha de Ligt.

19-vjeçari nuk do të shkojë më pushime sikundër pjesa tjetër e lojtarëve, por në këtë fazë ai do të reflektojë mbi të ardhmen, pasi momentalisht nuk e fsheh se është shumë i dyzuar.

“Nuk e kam marrë vendimin se ku do të impenjohem, pasi zemra nuk më ka orientuar ende se ku duhet të shkoj, për këtë arsye dëshiroj t’i jap vetes kohën e duhur vijon ai.

Barcelona është një prej klubeve më të interesuara për të marrë shërbimet e holandezit, por vetë de Ligt ka ende dyshime dhe pranon se përtej dëshirës, nuk ndihet plotësisht gati t’u bashkohet katallanëve, transmeton SS.

“Sigurisht që do të ishte shumë bukur të luaja krah Messit dhe de Jong, por edhe pse një nder i madh që një klub i këtyre përmasave interesohet për mua, ndoshta nuk ka ardhur ende momenti për të qenë pjesë e tyre”, shton de Light, që më deklaratën e tij duket sikur ndez sinjale pozitive për bardhezinjtë e Juventusit, që gjithashtu dëshirojnë marrin në radhët e tyre holandezin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 20:40

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.