Më në fund, WhatsApp na mundëson opsionin që të gjithë prisnim

Më në fund, WhatsApp na mundëson opsionin që të gjithë prisnim

Ky është opsioni që të gjithë prisnim në WhatsApp. Aplikacionet e ndryshme që ne përdorim për të komunikuar me persona të ndryshëm, janë bërë shumë të rëndësishme, por edhe shumë “spihune” në të njëjtën kohë.

Çdo lëvizje që ne bëjmë për shembull në WhatsApp; kur kemi qenë online për herë të fundit, nëse e kemi parë mesazhin e dikujt apo jo, WhatsApp na nxjerr zbuluar.

Gjithsesi, WhatsApp më në fund do të sjellë opsionin që kaq shumë kërkonim. Nëse jeni penduar që keni dërguar një mesazh, WhatsApp tashmë do t’ju japë mundësinë që ta fshini atë, pa e marrë marrësi.

Por e gjithë kjo e mirë, e ka një të keqe. Personit me të cilin po flisni do i shkojë njoftimi që ju e keni fshirë mesazhin. Kështu që kujdes, mendoni se çfarë do t’i thoni…

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2017 20:36

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°