Më shumë se gjysma e të rinjve duan të ikin nga vendi

Më shumë se gjysma e të rinjve duan të ikin nga vendi

Një e treta e popullsisë që jeton në Maqedoninë e Veriut ka menduar ose ka në plan që të largohen nga vendi, tregon anketa më e fundit e Detektor-it në Sitel, përcjell in7.

Plotë 32.9 përqind e të anketuarve janë shprehur se nëse do tu jepej mundësia do të ishin larguar nga Maqedonia e Veriut.

Ende më e frikshme është shifra e të rinjve që mendojnë të ikin nga vendi. Më shumë se gjysma e të rinjve apo 52 përqind e atyre që duan të largohen nga vendi janë të rinj të moshës deri në 29 vjeç. Ndërkaq nuk është i vogël as numri i persinave mbi 60 vjeç që duan ta lëshojnë vendin. 13.4 përqind e tyre duan apo kanë në plan të ikin nga Maqedonia e Veriut, përcjell in7.tv .

Të pyetur për mundësinë e zgjedhjes së vendit të punës sa i përket sektorit privat apo atij shtetëror, shumica e të anketuarve kanë zgjedhur si punë të dëshiruar, punën në administratën shtetërore. 52.9 përqind e të anketuarve duan të punojnë në shtet dhe vetëm 26.8 përqind në sektorin privat, thuhet në analizën e anketës së realizuar nga Detektor.

Sa i përket profesionit me perspektivë më të madhe brenda Maqedonisë së Veriut, vendin e parë e ze Teknologjia Informative. 19 përqind e të anketuarve mendojnë se Teknologjia Informative ka të ardhme me të sigurtë në vend, përcjell in7.

6.2 përqind mendojnë se Mjekësia është profesioni me të ardhme më të mirë, ndërsa në vend te tretë llogarite Politika.

Një numër i konsiderueshëm mendojnë se me politikë mund të sigurojnë të ardhme më të mirë për vete. 4.5 përqind e vlerësojnë Politikën si profesion me të ardhme.

Në fund, me nga 2 përqind secila, radhiten Ekonomistët dhe Elektro – Inxhinieria, si profesione me perspektivë në Maqedoninë e Veriut.

A.Hoxha

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 24, 2019 18:39

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA