Me “Sunny Hill Festival” Dua Lipa do që bota ta njohë ndryshe Kosovën

Me “Sunny Hill Festival” Dua Lipa do që bota ta njohë ndryshe Kosovën

Kur Dua Lipa – 22-vjeçarja që i dëshmoi botës se nga një vend i vogël mund të dalin emra të mëdhenj – flet për prejardhjen e saj, duke përmendur Kosovën a Prishtinën, i merr dy reagime, shkruan sot Koha Ditore.

Pyetet se ku është, apo nëse vendi “është ende i shkatërruar nga lufta”.

Me një festival të konceptuar për t’i dhënë ngjyrë imazhit të shtetit më të izoluar në Evropë – të paktën duke sjellë emra të mëdhenj të muzikës botërore si dëshmi të përkatësisë në hartën kulturore botërore – Lipa do që t’u japë të tjerëve një arsye për ta vizituar vendin e saj të origjinës. Pashmangshëm, ylli që s’po zbret nga top-listat muzikore në Britani të Madhe e përtej, është protagoniste e “Sunny Hill Festival”, që të paktën për tri ditë do ta bëjë kryeqytetin arenë ku performojnë emra që po bëjnë nam në industrinë muzikore botërore.

Në një konferencë për media, të mbajtur dy ditë para se të ngjitet në skenën e ngritur në parkun e Gërmisë – ku para dy vjetësh mbajti koncertin e parë në vendin e origjinës – Lipa ka folur për idenë e një festivali që do t’u jepte njerëzve arsye për ta vizituar Kosovën. Ka kujtuar dy pyetjet që i bëhen kur përmend Kosovën.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Gusht 9, 2018 09:43

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
5°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE