Me “The Park Festival” do të fillojë një epokë e re për kulturën në Gostivar

Me “The Park Festival” do të fillojë një epokë e re për kulturën në Gostivar

Në fundjavën e fundit të korrikut dhe fundjavëneparë të gushtit, në Gostivar do të mbahet “The Park  Festival”, ngjarje kjo që pritet të shënojë një kthesë dhe të lë gjurmë në jetën kulturore të Gostivarit. Organizatorët e festivalit Inbox Entertainment thonë se do të japin maksimumin që ky festival të dalë sa më isuksesshëm dhe sa më i vizituar, dhe se kanë për synim që i njëjti të shndërrohet në tradicional.

“Kemi të bëjmë me një mega-prjekt i cili peshon diku rreth 70 mijë euro, nga të cilat 50 mijë ifinancon Ministria e Kulturësnë kuadër të programit vjetor për vitin 2018, me 10 mijë euro e mbështet Komuna e Gostivarit me vendim të Këshillit komunal, ndërsa 10 mijë euro mjete vetanake. Vlen të theksohet se Festivali ka karakter multietnik, ku do të performojnë emra të njohur si nga vendi ashtu edhe nga jashtë”, thekson drejtori i Festivalit- Jeton Veseli, duke nënvizuar se veçanta e këtij festivali është se hyrja në të gjitha gjashtë netët do të jetë e lire për qytetarët.

“The Park Festival” do të realizohet në katër lokacione në parkun e madh të qytetit dhe në shëtitoren e lumit Vardar, ku skena kryesore dhe tejet atraktive për natën përmbyllëse të festivalit do të jetë e vendosur mbi shtratin e lumit Vardar.

Organizatorët bëjnë me dije se do të jetë kjo një ngjarje e paparëderimëtaninëGostivar, e kapshme për të gjitha grup-moshat. Do të përfshihen shumë zhanre muzikore duke filluar nga hip hop, muzika elektronike , rock e deri tek jazz-i ku do të performojë një emër i njohur evropian.Drejtroi Artistik i festivalit Erton Veseli thekson se përzgjedhja e artistëve është definuar dhe se detaje rreth këtij festivali dhe emrat epjesëmarrësve, do t’i shpalosin në vazhdimësi dhe gradulalisht.

“The Park Festival” do të mbahet më 26, 27, 28 korrikdhe 2,3,4gusht data këto që përputhen me qëndrimin e mërgimtarëve tanë në vendlindje. Pritet që ky festival të ketë një vizitueshmëri të madhe, si nga adhuruesit e muzikës në Maqedoni ashtu dhe nga vendet fqinje. Flaka

Më tepër:

www.theparkfestival.mk

www.facebook.com/theparkfestival

www.instagram.com/theparkfestival

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 20, 2019 16:48
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.