Më thuaj sa libra ke, të të them sa i aftë je

Më thuaj sa libra ke, të të them sa i aftë je

Elona Qose

Njerëzit që blejnë më shumë libra sesa mund të lexojnë tani mund të përdorin edhe shkencën për të justifikuar shpenzimet. Një studim i fundit, i botuar në mediat amerikane, konfirmon se njerëzit që rriten në shtëpi plot me libra kanë aftësi më të mira artikulimi, komunikimi dhe madje janë edhe më të zotë në veprime matematikore se pjesa tjetër.

Por, sa është numri i librave që në këtë rast bëjnë diferencën? Numri magjik duket se është mbi 80, sipas ekipit që ndërmori studimin. Njerëzit që janë rritur në shtëpi me më shumë 80 libra zhvillojnë aftësi më të mira gjuhësore se pjesa tjetër e njerëzve dhe po ashtu janë më të shoqërizuar dhe ambiciozë.

Me rritjen e numrit të librave në ambientin rrethues rriten në mënyrë proporcionale edhe aftësitë gjuhësore dhe komunikuese. Këto përfundime kanë dalë nga një vëzhgim i viteve 2011-2015 i grupmoshave 25 deri 65 vjeç. Studimi është realizuar në 31 vende të botës.

Studiuesit nuk janë të sigurt nëse librat digjitalë të ditëve të sotme do të kenë të njëjtin efekt në brezat e ardhshëm.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 11:42
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.