Mediat austriake dhe gjermane vazhdojnë të trajtojnë vendimin negativ të KE-së

Mediat austriake dhe gjermane vazhdojnë të trajtojnë vendimin negativ të KE-së

Gazeta e Vjenës “Standard” dhe gazeta gjermane “Shpigel” vazhdojnë të trajtojnë vendimin negativ të KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, transmeton Agjencia e lajmeve Flaka  

Shembulli me Maqedoninë e Veriut të cilës nuk iu lejua fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, tregon pse ndalimi i plotë i zgjerimit në BE do të paraqesë gabim të madh, vlerëson gazeta e Vjenës “Standard”.

“Zgjerimi i BE-së nuk është shumë i popullarizuar. Disa anëtarëve të rinj, para së gjithash Rumanisë dhe Bullgarisë, në fillim u mungoi pjekuri për Unionin, ndërsa Polonia dhe Hungaria pas anëtarësimit në mënyrë drastike ngecën në kulturën politike. Shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat gjenden para derës së BE-së dhe fuqishëm trokasin në atë derë, janë raste edhe më të rënda – të varfra, të korruptuara dhe larg qeverisjes demokratike të së drejtës”, thekson gazeta.

“Standar” konsideron se presidenti francez Emanuel Makron nuk duhet të dënohet për shkak të vetos për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi që “negociatat e tilla, herët a vonë, çojë drejt anëtarësimit pavarësisht asaj nëse ato vende i kanë plotësuar kushtet realisht ose vetëm në letër”.

Sipas gazetës, edhe pse Franca dhe Holanda ndoshta kanë argumente të mira me kërkesën për rregulla të reja për pranim, megjithatë shembulli me vendin tregon “pse ndalimi i plotë i zgjerimit të BE-së do të mund të paraqesë gabim të madh”.

“Perspektiva evropiane është motori më i fuqishëm për reforma demokratike dhe ekonomike dhe me vendosmëri kontribuon për paqe në këtë rajon shumë të pasigurt. Refuzimi inkuadrues paraqet levë gjeopolitike nga i cili Brukseli nuk mund të heqë dorë, veçanërisht për shkak të ndikimit të Rusisë dhe të Kinës”, konstaton “Standard”.

Sipas gazetës, Qeveria në Shkup ka zgjeruar “shumë nga kapitali i vet politik, kur u pajtua me ndryshimin e emrit të shtetit që ta zgjidhë kontestin me Greqinë, me çka i plotësoi kushtet e Brukselit dhe pret çmim real për këtë”.

“Nëse mungon çmim, kjo do ta dobësojë taborin proevropian dhe do t’i përforcojë forcat nacionaliste”, thekson gazeta e Vjenës, duke vlerësuar se vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend “nuk paraqet lajm të mirë për BE-në dhe për rajonin”.

“Standard” konsideron se realizimi i premtimeve të dhëna është mënyra e vetme që BE-ja t’i mbajë të gjalla  shpresat për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Negociatat e pafundme nuk janë zgjidhur, pasi që në një moment ato do ta humbin kuptimin e tyre. Për vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të mendohet për anëtarësim të kushtëzuar në një dekadë ose më gjatë, e cila do të kufizohet dhe do të mund të tërhiqet. Evropa ka pasur përvoja të saja kur një vend do të hyjë në VE, të vijë deri në ulje të shpejtë të ndikimit të Ballkanit”, konkludon “Standard”. 

BE-ja fuqishëm u premtoi Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë se do t’i hapin ngociatat aderuese – dhe e theu këtë premtim. Politikanët e këtyre vendeve janë të turpëruar. Ajo që vjen tani nuk është mirë, shkruan gazeta gjermane “Shpigel” në edicionin e saj onlajn.

Zgjerimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor u konrmua në Agjendën e Selanikut nga viti 2003, atëherë Unioni u premtoi integrim këtyre vendeve, por jozyrtarisht ky premtim kohën e fundit është nën pikëpyetje për shkak të lodhjes nga zgjerimi në BE, përkujton gazeta.

Megjithatë, tani BE-ja për herë të parë nuk e respekton fjalën e dhënë dhe për shkak të vetos së Francës, dy vendet Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk do t’i llojnë negociatat, të cilat tani më u premtuan nga Unioni. Vendimi i Këshillit të BE-së nga e premtja shkaktoi zemërim nëpër tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pasojat politike nga refuzimi mund të jenë serioze dhe shumë liderë evropianë e vlerësuan këtë lëvizje si “gabim historik” thekson “Shpigel”.

Sipas gazetës, zemërim jashtëzakonisht të madh shkaktoi mos llimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe kështu vendimi i Brukselit shkaktoi krizë politike në vend – lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev tha se kjo është “padrejtësi e madhe historike” dhe paralajmëroi zgjedhje të parakohshme për në prill të vitit të ardhshëm dhe dorëheqjen e tij në janar.

Në janar të këtij viti, Maqedonia e ndryshoi emrin në “Maqedonia e Veriut” pas pothuajse tre dekadave kontest me Greqinë. Jo vetëm që një rast i tillë është i pari në histori, por është edhe poshtërues për shumicën e maqedonasve. Megjithatë, Maqedonia e Veriut për momentin është vendi i vetëm në rajon i cili bën reforma serioze demokratike dhe reforma në qeverisjen e të drejtës. Vendi, pas Revolucionit të larmë në vitin 2016, është shembull pozitiv në rajon, vlerëson gazeta. Shpigel komenton se nëse nacionalistët sërish vijnë në pushtet, pas zgjedhjeve të parakohshme në pranverë, rruga e vendit do të bëhet i paparashikueshëm.

Një është e sigurt, ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili iku në Hungari në vitin 2018, nuk kishte skrupull gjatë qeverisjes së tij për ta çuar vendin edhe deri në luftë qytetare nëse është e nevojshme, vetëm për të qëndruar në pushtet, shkruan “Shpigel”. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 22, 2019 13:01

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA