Mediat e huaja shkruajnë se kur Maqedonia do të marrë datë për negociata

Mediat e huaja shkruajnë se kur Maqedonia do të marrë datë për negociata

Mediat e huaja shkruajnë se kur vendi ynë do të marrë datë për negociata, përcjell FLAKA.

Katimerini dhe Reuters raportojnë se do të ketë një datë për Maqedoninë, por jo për Shqipërinë fqinje.

Maqedonia e Veriut me siguri do të marrë mbështetjen e BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim deri në fund të vitit.

Ndërsa në rastin e Shqipërisë dhe negociatat e pranimit me BE, një vendim i tillë është kundërshtuar nga Franca, Gjermania dhe Hollanda, shkruan e përditshmja greke Kathimerini, duke përmendur burimet diplomatike.

Pavarësisht nga retorika se BE duhet të pranojë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor, në mënyrë që këto vende të forcojnë rrugën e tyre evropiane dhe të margjinalizojnë ndikimin kinez dhe rus, çështja e migracionit ka ngritur dyshime në disa shtete të veriut të Bashkimit.

Me mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare të BE dhe KE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresonin që ministrat evropianë në takimin e së martës në Luksemburg do t’i jepnin dritën jeshile fillimit të negociatave për anëtarësim. Një vendim i tillë i ministrave do të hapë rrugën për miratimin e tij nga krerët e BE në samitin e Brukselit në 20-21 qershor.

Në shtator ekziston një opsion për të arritur një marrëveshje të re midis qeverive të vendeve anëtare të BE-së, por vetëm për Maqedoninë.

Maqedonia e Veriut me siguri do të marrë mbështetjen e BE-së deri në fund të vitit si një datë për negociatat e anëtarësimit, por Shqipëria përballet me kundërshtim nga Franca, Hollanda dhe Gjermania thonë diplomatë për Reuters.

Sipas tyre, në Samitin e Liderëve të ardhshëm të BE në 20-21 qershor, pavarësisht pritjeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dy vendet e Ballkanit nuk do të marrin dritën jeshile, edhe pse 13 shtete anëtare, përfshirë Italinë dhe Poloninë, si dhe Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, dhe zyrtarisht kërkuan për të filluar negociatat. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 15, 2019 22:30

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA