Meksikë, arrestohen të dyshuarit për vrasjen e 9 anëtarëve të një familje

Meksikë, arrestohen të dyshuarit për vrasjen e 9 anëtarëve të një familje

Autoritetet meksikane të dielën njoftuan arrestimin e disa të dyshuarve të përfshirë në vrasjen e nëntë anëtarëve të familjes Mormon në fillim të nëntorit, raporton AA.

Të dyshuarit u arrestuan në një operacion të përbashkët të forcave të armatosura, policia dhe agjentët e inteligjencës, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në një deklaratë.

Muajin e kaluar, një tjetër i dyshuar që jetonte në Mexico City u arrestua për të njëjtën akuzë, shtohet më tej.

Zyra nuk dha detaje në lidhje me të dyshuarit dhe identitetin e tyre, në lidhje me vrasjet ose numrin e saktë të tyre.

Në fillim të nëntorit, tre gra dhe gjashtë fëmijë që i përkisnin një familje Mormone u vranë në shtetin veriperëndimor Sonora nga kartelet e drogës.

Meksika ka qenë e përfshirë prej kohësh nga dhuna vdekjeprurëse me kartelet e drogës dhe bandat kriminale që luftojnë për kontrollin e territoreve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 2, 2019 22:07

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.