Memorandum bashkëpunimi MASh – EVN, bashkëpunim për të ardhmen e fëmijëve në RMV

Memorandum bashkëpunimi MASh – EVN, bashkëpunim për të ardhmen e fëmijëve në RMV

Ministria e Arsimit dhe EVN nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi përmes të cilit EVN do të vazhdojë të ndajë bursa dhe të financojë pajisjet praktike në shollat profesionale. Pas shkollës teknike të Tetovës, bashkëpunimi nga viti i ardhshëm vazhdon me shkollën teknike në Gostivar.

“Memorandumi avancon bashkëpunimin për ndërtimin e një sistemi më të mirë arsimor, promovimin e arsimit të mesëm profesional. Memorandumi po ashtu përmban aktivitete, seminare dhe konferenca të përbashkëta. Me përforcimin e bashkëpunimit mes EVN – Maqedoni dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në periudhën afatmesme dhe afatgjatë mund të bëjmë më shumë për përgatitjen e brezave të rinj”,- tha ministri i arsimit, Arbër Ademi.

“Memorandumi i sotëm bën lidhjen e munguar në këtë drejtim, sepse ky bashkëpunim veç më kishtefilluar dy vjet më parë, por nuk ishte finalizuar. Jemi këtu për të vënë në praktikë projektin që kishte ngelur pezull për shkak të burokracive, një premtim i vjetër për fëmijët. Ne duhet t’u japim një të ardhme të rinjve këtu në Maqedoninë e Veriut”,- tha kryetari i Bordit drejtues EVN – Maqedoni, Stefan Peter.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 15, 2019 19:27
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.